Drag Race 4 - 03/04 Tetor 2026
03-04 Tetor
AUTO KLUBI EUROGOMA

Politika e Kthimit të Parave

Tarifa nuk kthehet

Pasi të kryhet pagesa, tarifa e regjistrimit nuk kthehet. Kjo vlen në çdo rast, përfshirë kur garuesi:

  • tërhiqet nga gara, në çfarëdo kohe,
  • nuk paraqitet në ditën e garës,
  • përjashtohet nga gara për shkelje të rregullores ose të rregullave të sigurisë.

Duke shënuar kutizën para pagesës, ju pajtoheni me këtë rregull.

Shtyrja e garës

Nëse organizatori e shtyn garën për një datë tjetër, regjistrimi juaj bartet automatikisht në datën e re, pa asnjë veprim nga ana juaj dhe pa pagesë shtesë. Data e re njoftohet në këtë faqe dhe me email. Në rast shtyrjeje tarifa nuk kthehet.

Anulimi i garës

Tarifa kthehet kur organizatori, për çfarëdo arsye, e anulon garën plotësisht dhe nuk e cakton për një datë tjetër. Në këtë rast çdo garuesi që ka paguar i kthehet e gjithë tarifa e regjistrimit. Organizatori ju njofton për anulimin dhe e bën kthimin vetë, pa pasur nevojë ta kërkoni.

Regjistrimi i paaprovuar

Çdo regjistrim kontrollohet dhe aprovohet nga organizatori. Pagesa mund të bëhet para aprovimit. Nëse organizatori nuk e aprovon regjistrimin tuaj, ju kthehet e gjithë tarifa e regjistrimit, pa pasur nevojë ta kërkoni.

Pagesa e dyfishtë ose e gabuar

Nëse për gabim jeni ngarkuar dy herë për të njëjtin regjistrim, ose me një shumë më të madhe se tarifa, shuma e ngarkuar tepër ju kthehet e plotë. Kjo nuk është kthim i tarifës, por korrigjim i gabimit në pagesë. Na shkruani në adresën e email-it të organizatorit, të shënuar në fund të kësaj faqeje, me emrin tuaj dhe numrin e porosisë nga fatura.

Si ju kthehen paratë

  • Pagesat me kartelë kthehen në të njëjtën kartelë me të cilën keni paguar, përmes ProCredit Bank, brenda 14 ditëve nga njoftimi për anulimin ose nga konfirmimi i gabimit në pagesë. Koha kur shuma shfaqet në llogarinë tuaj varet nga banka që ka lëshuar kartelën.
  • Pagesat me transfer bankar kthehen në llogarinë nga e cila janë paguar.
  • Kthimi bëhet në euro, në shumën që keni paguar.
ORGANIZATORI
Auto Klubi EuroGoma